Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ochoa prezantohet te Salernitana

Guillermo Ochoa - Meksike

Portieri Guillermo Ochoa është përforcimi më i ri i ekipit nga Serie A, Salernitanas.

Ochoa të premten edhe prezantuar te Salernitana, ekip me të cilin ka firmosur kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Ochoa ishte pjesë e Meksikës në Kupën e Botës “Katari 2022” që u eliminua në fazën e grupeve.

Për Ochoan, ky ishte Botërori i pestë që u paraqit, ndërsa te Salernitana po shihet si përforcim i duhur për portën.

37-vjeçari tek ekipi italian do ta bartë fanellën me numrin 13, ndërsa karrierë në Evropë ka bërë edhe te Standardi, Malaga, Granada e Ajaccio.

Ai ka edhe 135 paraqitje me fanellën e Meksikës.