Portieri i Meksikës, Guillermo Ochoa është tejet i emocionuar me transferimin e tij në Serie A te Salernitana, ekip me të cilin ka synime të mëdha. 37-vjeçari javë më parë iu bashkua Salernitanas pasi firmosi kontratë deri në fund të këtij sezoni me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Ochoa ishte pjesë e Meksikës në Kupën e Botës “Katari 2022” që u eliminua në fazën e grupeve, ndërsa kalimin në Itali e vlerëson si hap tejet të madh në karrierë.
“Kur me erdhi mundësia për t’u transferuarnë Itali nuk hezitova aspak. Kisha edhe opsione tjera, por projekti i Salernitanas me bindi dhe ishte i duhuri pas Kupës së Botës”, është shprehur Ochoa.
“Synimet janë të shpëtojmë nga rënia dhe t’i sigurojmë pikët e duhura sa më shpejt që të jetë e mundur. Pastaj, do të shohim për sezonin e ardhshëm”.
Ochoa nuk e ka përjashtuar mundësinë që të mbetet te Salernitana edhe edicionin e ardhshëm.