Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli me ofertë për Traoren

Te Napoli janë të vendosur për ta transferuar mesfushorin Hamed Traore në fund të edicionit aktual. “Calciomercato” ka njoftuar të mërkurën se Napoli i ka bërë ofertë zyrtare Sassuolos për 22-vjeçarin.

Për kartonin e tij Napoli ka ofruar mbi 20 milionë euro.

Traore te Napoli po shihet si përforcim i duhur për edicionin e ardhshëm pas paraqitjeve të mira që i ka treguar te Sassuolo.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka tetë gola e katër asistime në 29 paraqitje këtë sezon te Sassuolo. Ai me Sassuolon ka kontratë deri në vitin 2024.