Kampioni i Italisë, Milani, po e synon transferimin e mesfushorit të Sassuolos, Hamed Traore, raporton “Football-Italia” të martën.
Bëhet e ditur se krerët e Milanit tashmë kanë kontaktuar me 22-vjeçarin dhe së shpejti pritet t’i nisin negociatat me Sassuolon për shërbimet e tij.
Traore pati paraqitje të mira te Sassuolo sezonin e fundit dhe te Milani po shihet si zëvendësim për Franck Kessien, i cili në fund të muajit do të largohet si lojtar i lirë. Për ta lënë të lirë Traoren, Sassuolo po kërkon rreth 30 milionë euro pasi mesfushori ka kontratë deri në vitin 2024. Ai shënoi tetë gola dhe bëri katër asistime në të gjitha garat për Sassuolon në sezonin 2021/22.