Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli me kontratë të re për Kvaratskhelian

Forma fantastike që po kalon Kvicha Kvaratskhelia te Napoli, ka bërë që shumë klube të mëdha evropiane të interesohen për të.

Liverpooli, Manchester City dhe Manchester Unitedi, janë disa nga gjigantët evropian që po synojnë blerjen e futbollistin nga Gjeorgjia.

Kjo e ka detyruar klubin italian që të përgatitë një kontratë të re për Kvaratskhelian me kushte më të mira. Drejtuesit e Napolit tashmë kanë nisur bisedimet me agjentët e lojtarit.

21-vjeçari ka shënuar tetë gola dhe ka bërë edhe dhjetë asistime në 17 ndeshje të luajtura në të gjitha garat këtë sezon me ekipin italian.

Napoli e transferoi Kvaratskhelian nga Dinamo Batumi për 10 milionë euro.

Ai ka kontratë me Napolin deri në verën e vitit 2027. Aktualisht fiton 1.2 milionë euro në sezon. Me kontratën e re, do të ketë rritje të pagës dhe do të ketë edhe bonuse në bazë të golave dhe asistimeve.

Artikuj të ngjashëm