Napoli ka fituar 4:2 ndaj Spezias për të kaluar në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Kalidou Koulibaly, Hirving Lozano, Matteo Politano dhe Elif Elmas realizuan golat për Napolin. Të gjitha në pjesën e parë.
Te Spezia realizuan Emmanuel Quartsin Gyasi dhe Gennaro Acampora.
Napoli në gjysmëfinale do të përballet me Atalantan.