Futboll

Napoli fiton ndeshjen dramatike ndaj Pisas

napoli

Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli, e ka fituar me rezultat të ngushtë 3:2 ndeshjen kundër Pisas.

Kjo ndeshje u zhvillua të hënën mbrëma në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Billy Gilmour në minutën e 39-të shënoi golin e parë për Napolin. M’Bala Nzola në minutën e 60-të nga penalltia barazoi rezultatin. 13 minuta më vonë, Napoli ktheu epërsinë. Për 2:1 shënoi Leonardo Spinazzola. Lorenzo Lucca shënoi për 3:1 në minutën e 82-të, por Pisa arriti t’i shënoj tjetër gol kampionit. Në minutën e 90-të, Lorran shënoi për 3:2, rezultat me të cilin përfundoi edhe ndeshja e javës së katërt të Serie A.

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ishte në stol te Napoli, që mban vendin e parë me 12 pikë.

Pisa është në vendin e parafundit me një pikë.