Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tjetër goleadë e Atalantas, tani në Kupë të Italisë

Atalanta ka siguruar një vend në çerekfinale të Kupës së Italisë me një tjetër fitore të thellë.

Të enjten, “ziekaltrit” fituan me rezultatin 5:2 ndaj Spezias, në një të tetën e finales.

Në fundjavë, Atalanta regjistroi një prej fitoreve më të thellëa në Serie A, duke e mposhtur Salernitanan, 8:2.

Në fitoren e thellë në Bergamo, Ademola Lookman kontribuoi me dy gola, Hans Hateboer e Rasmus Hojlund shënuan nga një gol, ndërsa Ethan Ampadu realizoi autugol.

Për Spezian shënuan Albin Ekdal dhe Daniele Verde.

Edhe Gjimshiti shënon gol, Atalanta në çerekfinale të Kupës Futboll Gjimshiti shënon gol, Atalanta në çerekfinale të Kupës

Berat Gjimshiti e kompletoi ndeshjen te Atalanta.

Atalanta në çerekfinale të Kupës së Italisë do të ballafaqohet me Interin.