Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Fitore e thellë e Atalantas

Fitore të thellë ka shënuar të hënën mbrëma skuadra e Atalantas. Ekipi i mbrojtësit Berat Gjimshiti mposhti Salernitanan me rezultatin 4:1, në ndeshjen që i takoi javës së 16-të të Serie A italiane. Lorenzo Pirola në minutën e 10-të shënoi golin e epërsisë për Salernitanan. Por Atalanta në pjesën e dytë përmbysi rezultatin duke shënuar katër gola. Luis Muriel shënoi golin e parë në minutën e 47-të, pastaj Mario Pashaliq të dytin në minutën e 52-të, kurse De Ketelaere në minutën e 83-të shënoi për 3:1. Golin e katërt e shënoi Aleksei Miranchuk. Ai realizoi në minutën e 89-të.

Me këtë fitore, Atalanta është ngritur në vendin e shtatë me 26 pikë, kurse Salernitana mbetet e fundit me tetë pikë.