Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atalanta ia bëri 8:2 Salernitanas

Atalanta e ka fituar 8:2 ndeshjen kundër Salernitanas të dielën.

Kjo ndeshje i ka takuar javës së 18-të të Serie A italiane. Atalanta shënoi pesë gola në pjesën e parë, kurse në të dytën tri. Nga një gol për pjesë realizoi Salernitana.

Te Atalanta në stol qëndroi Berat Gjimshiti. Atalanta është forcuar në vendin e gjashtë me 34 pikë, sa ka edhe Lazio një pozitë më lart. Salernitana është në vendin e 16-të me 18 pikë.

Artikuj të ngjashëm