Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Atalanta e shënon fitoren e dhjetë rresht

Zaniolo

Skuadra e Atalantas është në seri prej dhjetë fitoreve rresht në kampionatin italian.

Skuadra e drejtuar nga trajneri, Gian Piero Gasperini, të shtunën e mposhti Cagliarin me rezultatin 1:0.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 16-të në Serie A.

Zaniolo e shënoi golin e fitores në minutën e 66-të për t’ia siguruar tre pikët shumë të rëndësishme skuadrës së Atalantas.

Kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, luajti nga pjesa e dytë.

Edhe Gjimshiti me Atalantan fitojnë pas një kohe të gjatë Futboll Gjimshiti me Atalantan fitojnë pas një kohe të gjatë

Atalanta është lidere me 37 pikë.

Cagliari ka 14 pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës.