Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Como eliminon Napolin dhe kalon në gjysmëfinale

Como

Como e ka siguruar për herë të dytë në histori kalimin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Como fitoi pas ekzekutimit të penalltive ndaj Napolit me rezultat 7:6.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koha e rregullt përfundoi baras 1:1.

Martin Baturina shënoi golin e epërsisë nga penalltia 1:0 për Comon, kurse golin e barazimit 1:1 për Napolin e shënoi Antonio Vergara.

Amir Rrahmani kompletoi takimin te Napoli, kurse për Comon nga minuta e 82-të luajti Mërgim Vojvoda.

Vojvoda realizoi penalltinë e shtatë për Comon.

Në gjysmëfinale do të përballet me Interin. Finalisti përcaktohet pas dy ndeshjeve.