Como ka shënuar fitore shumë të rëndësishme të dielën mbrëma.
Me fitoren e arritur ndaj Romës me rezultat 2:1, Como është ngritur në vendin e katërt, që siguron paraqitjen në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Como pranoi gol në minutën e shtatë. Golin për 1:0 e shënoi Donyell Malen nga penalltia.
Como shënoi dy gola në pjesën e dytë për fitoren e madhe ndaj Romës.
Fillimisht në minutën e 59-të shirat në 1:1 i barazoi Anastasios Douvikas, kurse golin e dytë dhe të fitores për Comon e shënoi Diego Carlos në minutën e 79-të.
Edhe
Como shënon fitore të rëndësishme për vend në Evropë
Golin për 2:1, Como e shënoi pasi luajti me një lojtarë më shumë në fushë. Wesley França i Romës në minutën e 64-t u ndëshkua me karton të kuq.
Te Como në stol mbeti mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.