Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda e Como marrin pikë të vlefshme në udhëtim

Mergim Vojvoda

Mërgim Vojvoda ishte zëvendësues te Como që mori pikë të vlefshme në udhëtim.

Të hënën, në kuadër të xhiros së 31-të të Serie A, Udinese e Como luajtën pa gola.

Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda, u aktivizua në minutën e 59-të.

Como është në pozitë të mirë për ta siguruar Championsin. E mban vendin e katërt me 58 pikë. Kjo pozitë siguron paraqitjen në garën elitare evropiane në edicionin e ardhshëm.