Befasia e këtij sezoni në elitën e futbollit italian, Como, e ka siguruar Ligën e Kampionëve në xhiron e fundit.
Como që udhëhiqet nga trajneri spanjoll, Cesc Fabregas, e “shkatërroi” në xhiron e fundit Cremonesen, 4:1. Cremonese bie nga elita italiane e futbollit pasi ka grumbulluar vetëm 34 pikë. Bashkë me Cremonesen në Serie B bie edhe Verona me 21 pikë dhe Pisa e fundit me 18 pikë.
Como e siguron Ligën e Kampionëve nga pozita e katër me 71 pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGolat për Comon i shënuan Jesus Rodriguez, Anastosios Douvikas dhe dy i shënoi Lucas Da Cunha.
Për vendësit në minutën e 55-të shënoi Federico Bonazzolit nga penalltia.
Milan Gjuriq, Alberto Grassi dhe David Okereke, u ndëshkuan me të kuq te Cremonese.
Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës, do të paraqitet në Champions po ashtu me Comon. Ai në ndeshjen e fundit të kampionatit luajti nga minuta e 83-të.