Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tjetër fitore për Comon e drejtuar nga Fabregas

Como

Foto: Associated Press

Como e ka shënuar fitoren e tretë nga katër ndeshje të zhvilluara deri më tani në Serie A.

Ekipi i drejtuar nga Cesc Fabregas, Como mposhti Parman në shtëpi me rezultat 2:1, në ndeshjen e luajtur të hënën mbrëma.

Como ka dhjetë pikë nga katër ndeshje.

Jacobo Ramon në minutën e 23-të dhe Kaiki Bruno në minutën e 83-të i shënuan golat e fitores për Comon.

David Romero shënoi golin e nderit për mysafirët në minutën e 92-të.