Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda ishte rezervist te Como që fitoi 5:0 ndaj Pisas, të dielën.
Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 30-të të Serie A.
Mbrojtësi Vojvoda nuk e fitoi rastin.
Por skuadra e tij shkëlqeu për fitore bindëse.
Assane Diao, Anastasios Douvikas, Martin Baturina, Nico Paz dhe Maximo Perrone i realizuan golat.
Como po ka kampanjë impresive. E mban vendin e katërt në kampionatin italian me 57 pikë, tri më shumë se Juventusi.