Skuadra e Comos ku aktivizohet mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, e ka shënuar fitoren e tretë rresht në Serie A.
Como fitoi bindshëm 3:0 ndaj Pisas të martën në udhëtim. Kjo ndeshje i takoi javës së 19-të të kampionatit italian. Vojvoda në lojë te Como u inkuadrua në minutën e 64-t. Të tre golat, Como i shënoi në pjesën e dytë. Maximo Perrone shënoi për 1:0 në minutën e 68-të.
Sulmuesi grek, Anastasios Douvikas, e realizoi golin e dytë në minutën e 76-të dhe të tretin në minutën e 96-të.
M'Bala Nzola humbi penallti për Pisan në minutën e 85-të.
Como ka 33 pikë dhe është lartë në tabelë. Pisa është në pozitën e fundit me 12 pikë.