Futboll

Fitorja e gjashtë rresht për Comon e Vojvodës

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda me Comon e kanë shënuar fitoren e gjashtë rresht në Serie A. 

Como është në ecuri shumë të mirë të rezultateve. Të shtunën, Como e mposhti në shtëpi Cagliarin me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 36-të të elitës së futbollit italian. 

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin që e realizoi Michel Adopo në minutën e 22-të. 

Maxence Caqueret i barazoi shifrat në minutën e 40-të. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Gabriel Strefezza e shënoi golin e epërsisë për 2:1. 

Golin e fundit e realizoi Patrick Cutrone në minutën e 78-të. 

Reprezentuesi i Kosovës,Vojvoda, luajti deri në minutën e 62-të. Ndërsa portieri Alen Sherri ishte në bankën e rezervistëve te Cagliari. 

Como ka 48 pikë dhe renditet në pozitën e dhjetë. Cagliari është në mesin e tabelës me 33 pikë. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe dy xhiro.