Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Como synon ta ndalë hovin e Interit

Vojvoda Como

Interi ka hyrë në javët vendimtare të garës për “Scudetton” e radhës dhe të dielën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Como.

Te Como paraqitet Mërgim Vojvoda, mbrojtësi i Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Interi është i pari në tabelë me 72 pikë, ndërsa Napoli i dyti i ka 65. Milani ka 63 pikë në vendin e tretë.

Në vendin e katërt është befasia e edicionit në Itali, Como, me 58 pikë, një më shumë se Juventusi.

Në Itali kanë mbetur edhe shtatë xhiro.

Parma – Napoli është ndeshja me vëmendje të veçantë dhe luhet të dielën nga ora 15:00. Napoli doli në vendin e dytë pas fitores 1:0 të hënën ndaj Milanit.

Milani të shtunën nga ora 18:00 e pret Udinesen, ndërsa Juventusi po të shtunën nga ora 20:45 luan në udhëtimin e vështirë tek Atalanta.

Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra që drejton nuk është më në garë për titull, por për kualifikim në Ligën e Kampionëve.