Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frosinone turpëron Napolin, e eliminon nga Kupa

Napoli ka pësuar disfatë të thellë të martën në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Napoli humbi nga Frosinone me rezultatin e thellë, 4:0, në kuadër të 1/8 të finales së Kupës italiane.

Me këtë disfatë, Napoli eliminohet nga Kupa.

Amir Rrahmani qëndroi në stol te Napoli, kurse nuk u inkuadrua as Arijon Ibrahimoviq te Frosinone.

Ezo Barrenechea e shënoi golin e parë në minutën e 65-të. Pesë minuta ma vonë Giuseppe Caso shënoi për 2:0. Për 3:0 realizoi në minutën e 91-të nga penalltia Walid Cheddira, derisa Abdou Harroui në minutën e 95-të shënoi për 4:0.

Frosinone në çerekfinale e pret fituesin e ndeshjes Juventus – Salernitana.

Artikuj të ngjashëm