Amir Rrahmani ka gabuar në aksionin e golit vendimtar të Venezias ndaj Napolit.
Napoli u mposht të shtunën nga Venezia në udhëtim me rezultatin 1:0.
Ndeshja i takoi javës së shtatë të elitës së futbollit italian.
Rrahmani humbi duelin me sulmuesin Akor Adams i cili e realizoi golin e fitores në minutën e 49-të.
VIDEO:
🚨 Akor Adams right footed shot from the centre of the box to the bottom left corner. Assisted by Simon Sohm following a fast break.
🇮🇹 Venezia 1-0 Napoli
https://t.co/WmcVei2yv8
Napoli kishte mundësinë që t’i barazonte shifrat në minutën e 68-të, por Kevin De Bruyne nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë. Goditjen e belgut e ndali portieri kundërshtar.
Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli.
Ndërsa Albion Rrahmani u paraqit nga minuta e 63-të te Venezia.
Për Venezian ishte fitorja e parë këtë edicion, pas gjashtë humbjeve radhazi. Mbetet ende në pozitën e fundit me tre pikë.
Ndërkohë Napoli ka tri fitore, një barazim dhe tri humbje. Është në mesin e tabelës me dhjetë pikë.