Napoli mezi ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Iu deshën penalltitë për ta siguruar këtë rreth të garës në duelin ndaj Cagliarit, pasi koha e rregullt përfundoi 1:1.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë penallti, Napoli fitoi 9:8.
Lorenzo Lucca shënoi për Napolin në minutën e 28-të, kurse Sebastiano Esposito i barazoi shifrat për Cagliarin në minutën e 67-të.
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, nuk luajti në këtë ballafaqim.
Te Napoli, penalltinë e humbi vetëm David Neres, kurse te mysafirët dështuan Mattia Felici dhe Zito Luvumbo.
Napoli në çerekfinale do të luajë me fituesin e ndeshjes Fiorentina – Como, që luhet më 27 janar.