Pesë trajner janë në listën e Napolit për ta zënë vendin e italianit Gennaro Gattuso do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni, kur edhe i skadon kontrata.
Mediat italiane shkruajnë se eliminimi nga Liga e Evropës dhe Kupa e Italisë, kanë bërë që raportet mes Gatussos dhe presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentiis, të ftohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se në listën e De Laurentiisit janë pesë trajnerët, e ku njëri prej tyre do ta zë vendin e Gatussos. Ish-trajnerët e Napolit, Rafael Benitez dhe Maurizio Sarri janë në listë, ani pse thuhet se Sarri ka refuzuar të rikthehet në krye te napolitanëve.
Trajnerët tjerë kandidatë janë, Ivan Juriq i Hellas Veronas, Roberto De Zerbi i Sassuolos dhe Vincenzo Italiano i Spezia. Napoli zë vendin e gjashtë në Seri A me 43 pikë pas 23 ndeshjeve të zhvilluara.