Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Spalletti mund të largohet nga Napoli

Luciano Spalletti pritet të largohet nga posti i trajnerit te Napoli, pasi krerët e klubit tashmë kanë nisur kërkimet për pasardhësin e tij. “Gazzetta dello Sport” shkruan se humbja e Napolit nga Empoli në xhiron e fundit, ka bërë që në klub të mendojnë për shkarkimin e Spallettit.

Në fakt, Napoli me këtë humbje pothuajse i ka dhënë edhe fund shpresave për titullin e kampionit në Serie A.

E emrat që po përmenden për ta zëvendësuar Spalletin në fund të këtij sezoni, janë Vincenzo Italiano dhe Roberto De Zerbi. Italiano është në krye të Fiorentinas, ndërsa De Zerbi ka kontratë me Shakhtarin. Spalletti është në krye të Napolit prej fillimit të këtij sezoni dhe ka kontratë deri në vitin 2024.

Artikuj të ngjashëm