Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli i pakënaqur me Gattuson

Rafael Benitezi mund ta zëvendësoj trajnerin italian Gennaro Gattuso është pranë shkarkimit nga klubi i Napolit, pas rezultateve të dobëta këtë sezon.

Sipas të përditshmes “Corriere dello Sport”, humbja e fundit nga Verona në ligë ka bërë që drejtuesit e klubit të mendojnë për trajnerin e ri. Krerët e klubit napolitan thuhet se kanë pasur kontakte me trajnerin spanjoll Rafael Benitez.

Trajneri spanjoll është i papunë pas largimit nga skuadra kineze Dalian dhe mund të rikthehet në Evropë, për të drejtuar ndonjë skuadër.

Benitez në të kaluarën ka punuar në Serie A, dhe ka drejtuar Interin e Napolin, përderisa ka qenë edhe trajner i Liverpoolit e Chelseat.

Artikuj të ngjashëm