Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli favorit për Asllanin

Mesfushori i Shqipërisë, Kristjan Asllani, do të largohet nga Empoli, por jo edhe nga Serie A.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Napoli po shihet favorit për transferimin e Asllanit në verë. Madje, thuhet se Napoli parimisht ka arritur marrëveshje me Empolin pasi për kartonin e Asllanit është pajtuar të paguajë mbi pesë milionë euro.

Mesfushori 21-vjeçar ka treguar paraqitje të mira këtë edicion në Serie A dhe ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha italiane.

Ai ka 21 paraqitje me ekipin e parë të Empolit këtë edicion në të gjitha garat. Po ashtu, Asllani këtë vit ka regjistruar edhe dy ndeshje me Përfaqësuesen e Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm