Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Napoli insiston për Asllanin

Napoli është skuadra e radhës që po e synon transferimin e Kristjan Asllanit nga Empoli.

Sipas “Gazzetta dello Sport” drejtuesit e klubit po e shohin mesfushorin shqiptar si zëvendësues ideal të Fabian Ruizit që nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij.

Klubi italian është i gatshëm të ofrojë rreth 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit.

Për shërbimet e Asllanit në garë është edhe skuadra e Interit e Milanit.

20-vjeçari edicionin që lamë pas kishte 23 paraqitje në Serie A duke shënuar një gol.