Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi insiston për Asllanin

Mesfushori i Empolit, Kristjan Asllani është objektivi kryesor i Interit në afatin kalimtarë të verës.

Drejtuesit e klubit italian po e shohin Asllanin si përforcim ideal në mesfushë për të zëvendësuar Marcelo Brozoviqin që pritet të largohet.

“Corriero dello Sport” të martën ka shkruar se drejtuesit e Interit do të dërgojnë një ofertë në drejtim të Empolit për mesfushorin shqiptar.

Forma e mirë që po kalon 20-vjeçarit tek Empoli ka bindur krerët e klubit zikaltër për ta transferuar në verë.

Empoli për ta liruar Asllanin po kërkon rreth 10 milionë euro dëmshpërblim.

Asllani këtë edicion ka 20 ndeshje në Serie A.