Sport

Interi transferon Asllanin

Skuadra e Interit e ka bërë mesfushorin Kristijan Asllani transferim të përhershëm, kanë njoftuar mediumet italiane të martën.

Mësohet se Interi ka shfrytëzuar opsionin e blerjes së Asllanit nga Empoli për 10 milionë euro.

Tek Interi tashmë kanë marrë vendim për ta respektuar marrëveshjen me Empolin, e cila do të bëhet zyrtare gjatë kësaj jave. Asllani u huazua tek Interi para fillimit të këtij sezoni nga Empoli me detyrim të blerjes së tij në verë.

Me Interin, Asllani ka kontratë deri në verën e vitit 2027 dhe konsiderohet si e ardhmja e ekipit. 20-vjeçari sezonin e shkuar u promovua në ekipin e parë të Empolit, ndërsa këtë edicion ka regjistruar 20 paraqitje me Interin. Ai me fanellën e Interit ka fituar Superkupën e Italisë, ndërsa ka edhe shtatë paraqitje e një gol të shënuar për Shqipërinë.