Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani pritet të largohet nga Interi

Mesfushori i Shqipërisë, Kristijan Asllani, do të largohet nga Interi për të pasur minutazh më të madhe këtë edicion.

“Calciomercato” ka raportuar të enjten se Asllani është mes Sassuolos dhe Empolit, skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Tek Interi janë pajtuar ta huazojnë Asllanin, të cilit nuk i është premtuar minutazh këtë edicion nga trajneri Simone Inzaghi.

21-vjeçari këtë edicion nuk e ka regjistruar asnjë paraqitje tek Interi për shkak të konkurrencës së fortë dhe për këtë arsye do të largohet në formë huazimi.

Ai po preferon huazimin tek Empoli, ekip ku u rrit si futbollist dhe debutoi në Serie A në edicionin 2021/22.

Asllani iu bashkua Interit verën e shkuar nga Empoli për 12 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2027. Me fanellën e Interit, Asllani ka fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.