Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asllani zyrtarizohet tek Interi

Ekipi italian, Interi, e ka zyrtarizuar të enjten transferimin e mesfushorit nga Shqipëria, Kristjan Asllani.

Kjo u bë e ditur nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku klubi publikoi pamjet e nënshkrimit të kontratës së 20-vjeçarit.

Asllani sezonin e shkuar debutoi me ekipin e parë të Empolit dhe impresionoi me paraqitjet e tij në Serie A.

Në 26 paraqitje, mesfushori defensiv e shënoi një gol dhe bëri dy asistime. Asllani është produkt i akademisë së Empolit dhe reprezentues i Shqipërisë, ku deri më tani ka regjistruar katër paraqitje.