Përgjatë tri javëve të ardhshme, Milani i trajnerit Stefano Pioli do të ketë tri shanse për të mposhtur Napolin e Luciano Spallettit e Amir Rrahmanit.
Milani të dielën nga ora 20:45 luan në udhëtim te Napoli, në ndeshjen e xhiros së 28-të të elitës së futbollit të Italisë, ndërsa më pas do të luajë dy ndeshje çerekfinale në Ligën e Kampionëve.
Këto tri ballafaqime do të luhen brenda 17 ditëve.
Pioli ka arritur të fitojë vetëm një nga 13 ballafaqime sa i ka pasur përballë skuadrave që i ka drejtuar Spalletti. Tri prej atyre takimeve janë mbyllur baras.
Dy prej nëntë fitoreve të Spalletit ishin shënuar sa ishte pjesë e Romës, ndërsa ato kishin kontribuuar në largimin e Piolit, fillimisht nga Parma, e më pas edhe nga Lazio.
Edhe
Futbolli italian “kthehet” pas javës së vështirë
Tani Pioli nuk rrezikon ta humbë punën, por një disfatë tjetër do të ndikonte që Milani t’i zbehte shpresat për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Milani aktualisht ka 48 pikë në vendin e katërt, ndërsa Napoli është lider me 71 pikë.
Roma në vendin e pestë ka një pikë më pak se Milani, ndërsa Atalanta ka dy pikë më pak se kampioni në fuqi i Italisë.
Vetëm shtatë pikë e ndajnë skuadrën e vendit të dytë nga skuadra e vendit të gjashtë.
Napoli ka 19 pikë më shumë se skuadra e vendit të dytë Lazio dhe është afër triumfit në ligë për herën e parë që prej kohës së Diego Maradonës. Ndaj Milanit, Napolit i mungon lojtari kryesor, Victor Osimhen. Ai është i lënduar.
Maradona kishte fituar me Napolin dy herë titullin në Itali, në vitin 1987 dhe 1990.
Edhe
Në Itali luhet për vendet e Championsit
Napoli i ka fituar 23 nga 27 ndeshjet e zhvilluara në Serie A këtë sezon, ndërsa ka humbur dy herë.
Prin për gola shënuar me 64 gjithsej.
Paraqitja e skuadrës ka befasuar të gjithë.
Liga është një çështje tjetër, por shkuarja deri në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ka qenë arritja më e madhe në histori të klubit.
Napoli asnjëherë nuk ishte kualifikuar në çerekfinale të garës elitare të futbollit evropian.
Milani ka përvojë dukshëm më të madhe në “Champions”.
Edhe
Napolin e pret derbi me Lazion
E ka fituar këtë garë shtatë herë, por nuk ka luajtur në çerekfinale prej vitit 2012.
Për herë të fundit trofeun më të çmuar për klube në Evropë e kishte fituar në vitin 2007.