Napoli e ka gjetur zëvendësuesin e Lorenzo Insignes, që do të largohet në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.
Drejtuesit e klubit italian dëshirojnë që ta transferojnë yllin e Sassuolos, Domenico Berardi, shkruan “Calciomercato” të mërkurën.
Italiani Berardi ka kontratë me Sassuolon deri në vitin 2024. Vlerësohet rreth 35 milionë euro.
14 gola dhe po aq asistime në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon, është bilanci i sulmuesit 27-vjeçar.
Po ashtu, Napoli është i interesuar edhe për lojtarin tjetër të Sassuolos, Hamed Junior Traore si dhe për Luis Sinisterra e Feyenoordit.