Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nagelsmanni e kërkon Wernerin

Sulmuesi i Gjermanisë, Timo Werner ka gjasa të mëdha që të kthehet në Bundesligë gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se interesim për transferimin e tij, tashmë ka shfaqur skuadra e Bayern Munichut.

Në fakt, është trajneri i Bayernit, Julian Nagelsmann që po e kërkon sulmuesin Werner në ekipin e tij. Nagelsmann ka punuar me Wernerin te Leipzigu dhe po dëshiron ta ketë edhe të Bayerni.

Werner iu bashkua Chelseat vitin e shkuar dhe me ekipin nga Londra ka kontratë deri në vitin 2025.

Sezonin e shkuar, Wener shënoi 12 gola dhe pati 15 asistime në të gjitha garat për Chelsean, ndërsa këtë edicion nuk e ka shënuar asnjë gol në tri paraqitje.