Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nadali kalon në gjysmëfinale të French Openit

Rafael Nadal ka mposhtur Diego Schwartzmanin me rezultat 4-6, 6-3, 6-2 dhe 6-2, për të kaluar në gjysmëfinale të French Open.

Spanjolli nuk tregoi formë të mirë në setin e parë në të cilin Schwartzmann ishte më i mirë, por pasi ndeshja u ndërpre shkaku i shiut, në fushë u shfaq një Nadal më në formë dhe riktheu gjithçka.

Nadali do të përballet me Juan Martin del Potron që sot mposhti kroatin Marin Ciliq.

Finalja zhvillohet të dielën.