Rafael Nadal e humbi setin e parë për herën e parë këtë vit në “French Open”, megjithatë, ka shkuar në gjysmëfinale për herën e 14-të, që është rekord.
13-të herë kampioni i “Roland Garrosit” e humbi një set nga bartësi i 10-të i garës, Diego Schwartzman, por fitoi me rezultatin 3:1 në sete, 6:3, 4:6, 6:4 dhe 6:0 në arenën “Court Philippe Chatrier” të mërkurën.
Nadali ishte duke humbur 4:3 në setin e tretë, por i fitoi nëntë geme rresht për ta dominuar këtë meç.
Artikuj të ngjashëm