Deri tani, Rafael Nadal ka zhvilluar 13 finale individuale në turneun “French Open”. I ka fituar të gjitha.
Të dielën, finalja e 14-të do ta vërë “mbretin e Parisit” përballë kundërshtarit, Casper Ruud.
Norvegjezi u kualifikua për finalen e parë në një ngjarje të madhe dhe do të ballafaqohet me rekordmenin e kësaj gare.
Vetëm dy tenistë tjerë kanë arritur ta mposhtin Nadalin në “Roland Garros”, suedezi Robin Soderling dhe serbi Novak Gjokoviq.
Nadal ka 110 fitore dhe tri disfata në “French Open”.
Artikuj të ngjashëm