Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Alcarazi me shumë vështirësi kalon në raundin e tretë

Carlos Alcaraz

Kampioni në fuqi i Grand Slamit të tenisit, “French Open”, Carlos Alcaraz, ka kaluar në raundin e tretë pasi e mposhti me shumë vështirësi Fabian Marozsanin.

Tenisti spanjoll, Alcaraz, e humbi setin e dytë, por u kthye me paraqitje të mirë dhe e fitoi ndeshjen ndaj kundërshtarit hungarez me rezultatin 3:1 në sete, 6:1, 4:6, 6:1 dhe 6:2. 

Ai është favorit për ta mbrojtur titullin në “Roland Garros”. Një gjë të tillë në vitin 2020 e kishte arritur bashkëkombësi i tij, Rafael Nadal. 

Alcaraz është katër herë fitues i turneve Grand Slam. 

Të mërkurën ka pasur edhe befasi, shkruan BBC. 

Edhe “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike Sporte të tjera “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

Dy herë finalisti i këtij turneu, Casper Ruud, është eliminuar. 

Norvegjezi Ruud u eliminua nga Nuno Borges i Portugalisë.