Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nacho drejt Interit

Qendërmbrojtësi Nacho Fernandez pritet të jetë përforcimi i parë i skuadrës së Interit në afatin kalimtar të verës. “Marca” raporton të martën se Nacho tashmë ka arritur marrëveshje me ekipin italian, e cila do të bëhet zyrtare muajin tjetër.

33-vjeçari do t’i bashkohet Interit si lojtar i lirë pasi këtë verë i skadon kontrata me Realin Madridin.

Ai me Interin do të firmosë kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për vitin e tretë.

Nacho tek Interi po shihet si zëvendësim i duhur për sllovakun Milan Skriniar, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit të ardhshëm. Nacho është pjesë e Realit prej vitit 2012, ndërsa këtë edicion ka 41 ndeshje të luajtura, ku ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 1 asistim në të gjitha garat.