Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nacho rinovon kontratën me Realin

Pas Toni Kroosit, edhe një futbollist tjetër ka rinovuar kontratën me skuadrën e Real Madridit. Mbrojtësi Nacho Fernandez do të jetë pjesë e Realit deri në verën e vitit të ardhshëm, pasi e ka rinovuar edhe për një vit kontratën që i skadonte në fund të këtij muaji.

Njoftimin për rinovimin e kontratës me Nachon, e ka bërë publik skuadra spanjolle të enjten në uebfaqen zyrtare.

33-vjeçari asnjëherë nuk është larguar nga Real Madridi gjatë karrierës së tij. Ai është zhvilluar si lojtar në akademinë e Realit, ndërsa me ekipin e parë ka debutuar në vitin 2012.

Edicionin e fundit, Nacho ka regjistruar 44 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 1 gol dhe 1 asistim.

Në total, ai ka 319 ndeshje të luajtur për Realin dhe 23 trofe të fituar.

Artikuj të ngjashëm