Qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi po dëshiron t’i harrojë gjashtë muajt e sezonit të shkuar që ishin katastrofike te Schalke, skuadër që ra nga Bundesliga dhe po synon të fokusohet në paraqitjet e mira te Levante, ekipi i tij i ri.
Mustafi javë më parë iu bashkua Levantes si lojtar i lirë dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2023 por që ende nuk ka debutuar.
“Gjysma e fundit të edicionit të shkuar në Schalke ishte pak e keqe. Më dhemb pak sepse është një klub i madh në Gjermani dhe kanë qenë muaj shumë të vështirë”, tha Mustafi 29-vjeçar gjatë prezantimit te Levante. “Unë shkova te Schalke sepse doja të ndihmoja dhe dhashë gjithçka nga vetja, ndërsa tani jam këtu. Është e rëndësishme për mua që jam pjesë e një klubi që më dëshiron”.
Mustafi gjithashtu ka thënë se është shumë i lumtur që është pjesë e Levantes dhe ka premtuar se do të punoj shumë për ta ndihmuar klubin që të arrijë synimet. Para Levantes dhe Schalkes, Mustafi ka bërë karrierë edhe te Arsenali, Valencia e Sampdoria.
-
Mustafi ndien se nuk i ka mbetur edhe shumë karrierë si futbollist
-
Mustafi nuk e ka ndërmend pensionimin, në kërkim të sfidës së re
-
Mustafi mund të largohet nga Levante
-
Mustafi kthehet në stërvitje, i gatshëm për ta ndihmuar Levanten
-
Pas humbjes nga Celta, Mustafi premton stabilitet në mbrojtjen e Levantes