Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mustafi mund të përfundojë te Celta

Celta vazhdon të mendojë për përforcimin e ekipit me qendërmbrojtës, ndërsa Shkodran Mustafi shihet si opsion në mes tre emrave të përmendur.

Mustafi ishte pjesë e Schalkes në Bundesliga kur skuadra nuk arriti ta siguroj qëndrimin në elitën e futbollit gjerman.

Tani Mustafi lojtar i lirë dhe mund të transferohet në kampionatin spanjoll, për të cilin nuk është i panjohur.

29-vjeçari ka përvojë në katër liga të mëdha të Evropës. Ishte pjesë e Hamburgut e Schalkes në Gjermani, iu bashkua Evertonit por nuk luajti, ndërsa kaloi në Serie A te Sampdoria, më pas te Valencia në La Liga dhe te Arsenali në Premier League. Vitin e shkuar ishte pjesë e Schalkes.

Mustafi ka zhvilluar 298 ndeshje në katër ligat më të forta evropiane, ndërsa në Spanjë ka zhvilluar 78 ballafaqime me Valencian për dy sezone.

Artikuj të ngjashëm