Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija vlerëson se ende mund të përmirësohet

Futbollisti ofensiv i Paderbornit, Florent Muslija, ka thënë se ende mund të përmirësohet në lojën e tij. Në një intervistë dhënë për mediumin “në.de”, golashënuesi më i mirë i Paderbornit ka folur për formën e mirë që e ka, si dhe për ndeshjen në shtëpi kundër Heidenheimit në Bundesliga 2.

Futbollisti i Kosovës, 24-vjeçari Muslija, në këtë edicion ka realizuar nëntë gola, por ka kontribuuar edhe me pesë asistime. Në gjashtë ndeshjet e fundit ka pesë gola të shënuar e dy asistime. Për herë të fundit shënoi nga penalltia në barazimin e Paderbornit 2:2 kundër Hamburgut.

“Ne duhej ta fitonim atë ndeshje. Sidoqoftë, unë ende mund të përmirësohem. Heidenheimi është një skuadër shumë e fortë dhe shumë efikase”, theksoi Muslija.