Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamburgu i “frikësohet” formës së Muslijës

Hamburgu dhe Paderborni do të luajnë të shtunën nga ora 13:00 në kuadër të xhiros së 16-të të Bundesliga 2.

Do të jetë ballafaqim i dy skuadrave me dy prej sulmeve më të mira.

Kështu të paktën ka shkruar Hamburgu në faqen zyrtare, ndërsa ka veçuar futbollistin e Kosovës, Florent Muslija.

Hamburgu është skuadra me më së shumti krijime të shanseve në ligë, 31 gjithsej, ndërsa Paderborni është i treti në këtë statistikë me 26 shanse të krijuara.

“Paderborni është një prej skuadrave më të fuqishme. Vetëm dy skuadra kanë gjuajtur më shumë nga distanca dhe kanë shënuar gola më shumë se Hamburgu. Paderborni është një prej top-klubeve në këtë statistikë. Futbollisti më i rrezikshëm: Florent Muslija, i cili ka shënuar tri gola nga distanca këtë edicion. Ai ka shënuar 15 gola në këtë vit kalendarik. Vetëm një është më i mirë në këtë statistikë, në këtë ligë. Golashënuesi më i mirë i Hamburgut, Robert Gatzel, ka 19 gola. Do të jetë duel interesant i golashënuesve”, ka shkruar Hamburgu të premten.