Paderborni të shtunën do të luajë në udhëtim tek Elversbergu nga ora 13:00, në kuadër të xhiros së 14-të të Bundesliga 2. Por, në radhët e veta si titullar, nuk pritet ta ketë futbollistin e Kosovës, Florent Muslija.
Muslija është golashënuesi më i mirë i Paderbornit në edicionin aktual në Bundesliga 2 me gjashtë gola të shënuar e dy asistime dhe ka kaluar formë të shkëlqyer. Megjithatë, ishte i përfshirë në tri ndeshjet e Kosovës në këtë muaj, në kualifikimet për “Euro 2024”.
Muslija luajti në tërë ndeshjen në disfatën nga Bjellorusia në “Fadil Vokrri” dhe në barazimin 1:1 në Bazel kundër Zvicrës, si dhe i zhvilloi 61 minuta kundër Izraelit në fitoren 1:0. Si rezultat i orarit të ngjeshur me ndeshje, Muslija mund të mos aktivizohet në ndeshjen e radhës të Paderbornit. Kështu ka thënë trajneri Lukas Kwasniok në konferencën për shtyp.
“Ai erdhi të mërkurën pasdite, pati tri ndeshje dhe thuajse i kompletoi të gjitha. Mund ta shihni ende lodhjen në fytyrën e tij”, ka thënë trajneri Kwasniok të enjten. Sipas mediumit gjerman “Kicker”, Muslija nuk ka stërvitur fare të enjten.
“Ai padyshim se do të stërvitet lehtësisht të premten dhe do të vendos për të. Ne kemi edhe detyrë për t’u kujdesur për lojtarët, për shkak se është rritur ndjeshëm rreziku nga lëndimet”, ka deklaruar ai. 25-vjeçari, mesfushor me tipare sulmuese, edhe dy gola e dy asistime i ka të realizuara në Kupën e Gjermanisë. Për duelin e ardhshëm në Bundesliga 2, në dyshim për të luajtur është edhe Visar Musliu.
Musliu ishte i përfshirë për 90 minuta në barazimin 1:1 të Maqedonisë së Veriut kundër Anglisë.
-
Muslija lirohet nga Paderborni për t’iu bashkuar Kosovës për duelin me Izraelin
-
A po e rrezikon Muslija plejofin për Fortuna Dusseldorfin?
-
Lajm i mirë për Paderbornin, Muslija kthehet në stërvitje
-
Paderborni nuk garanton qëndrimin e Muslijës në rast të ndonjë oferte të “çmendur”
-
Paderborni kërkon të paktën tre milionë euro për Muslijën