Pas një jave jashtë fushës për shkak të lëndimit, Florent Muslija është kthyer në stërvitje sërish me pjesën tjetër të skuadrës së Paderbornit. Lajmin për rikthimin e futbollistit të Kosovës i është gëzuar edhe trajneri Lukas Kwasniok.
“Ai nuk ka më probleme me gjurin. Por, duhet të punojë shumë dhe i ka edhe disa ditë për ta bërë një gjë të tillë para ndeshjes”, ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje trajneri polak.
Ndeshja Paderborn – Greuther Fuerth luhet të dielën në orën 13:30. Muslija në 19 ndeshje të edicionit aktual ka shënuar nëntë gola, derisa ka kontribuuar edhe me gjashtë asistime në Bundesliga 2 dhe në Kupën e Gjermanisë.