Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija i shumëkërkuar në Bundesligë

Ka shumë skuadra të interesuara nga Bundesliga gjermane për futbollistin e Kosovës, Florent Muslija.

Bochumi ishte para disa ditësh shumë afër transferimit të tij, ndërsa të shtunën, gazeta gjermane “Bild” ka shkruar se edhe Freiburgu i dëshiron shërbimet e mesfushorit kosovar.

25-vjeçari Muslija ka kontratë me skuadrën e kategorisë së dytë të futbollit gjerman, Paderborn, deri në fund të sezonit.

Muslija ka kontribuuar me shtatë gola dhe katër asistime në edicionin aktual.