Mesfushori Florent Muslija pritet të largohet nga skuadra e Freiburgut në verë.
Këtë e ka bërë të ditur të martën “Fussballtransfers”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuslija, që prej transferimit te Freiburgu nuk ka arritur ta gjej formën më të mirë.
Reprezentuesi i Kosovës këtë edicion në Bundesligë ka luajtur vetëm 160 minuta. Muslija është paraqitur edhe për skuadrën e dytë të Freiburgut në dy ndeshje. Ai ka pasur probleme edhe me lëndime.
26-vjeçari te Freiburgu u transferua nga Paderborni vitin e kaluar për një milion euro. Me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2028.
Mësohet se për Muslijën kanë shprehur interesim disa skuadra nga kampionati gjerman.
Ai është prej lojtarëve të rëndësishëm të Kosovës. Në 28 ndeshje të zhvilluar me “Dardanët” ka realizuar një gol.