Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Muslija shënon gol e asistim në fitore

Paderborni ka arritur fitore të madhe në udhëtim te Holstein Kieli.

Të premten mbrëma, Paderborni fitoi me rezultatin 4:3 si mysafir, ndërsa kontribut në këtë fitore dha edhe reprezentuesi i Kosovës, Florent Muslija.

Ndeshja i takoi xhiros së 25-të të Bundesliga 2.

Muslija asistoi në golin e dytë të skuadrës për rezultatin 2:1. Ai bashkëveproi me Maximilian Thalhammerin në minutën e 54-t.

Ndërkohë, për 3:1 realizoi vet në minutën e 74-t. Luajti deri në minutën e 89-të.

Këtë sezon ai ka katër gola të shënuar e dy asistime.

Edhe Muslija asiston për fitoren e Paderbornit Sport Muslija asiston për fitoren e Paderbornit

Kemal Ademi u inkuadrua në lojë në minutën e 69-të te Paderborni, ndërsa Marvin Çuni ishte në stol.

Paderborni është në vendin e tetë me 36 pikë.